Sot janë bërë 22 vjet nga rënia heroike e dëshmorit Jetulla Miftari nga fshati Nikushtak i komunës së Likovës.
“22 vjet pa ty, Jetulla! 08 Maji i vitit 2001, do te mbetët përherë datë që do ta kujtojm me emocione të përziera: dhimbje dhe pikëllim të madh për ty Jetulla, dëshmor i lirisë! Vitet kalojnë dhe ne, vdekatarët e zakonshëm, që i gëzojmë frytet e luftës dhe sakrificës suaj, ende nuk kemi bërë sa duhet për ju dhe për veten tonë, për ta kapitalizuar lirinë.Por për një gjë të jesh i sigurt Jetulla, kujtimi për ty dhe shëmbëlltyrën tënde, nuk zbehet kurrë. Dhe që ne, sa të kemi frymë në këtë botë, nuk do ndalemi së angazhuari për atë që ju e sakrifikuat gjënë më të shtrenjtë. E di që ti tani ndodhësh në mes yjeve dhe çdo herë na shoqëron buzëqeshja e jote aq e ëmbël, ajo buzëqeshje që për të fundit herë e pam në fillim të Majit 2001 kur ti po përgatiteshe për rrugën nga e cila nuk u ktheve më Kurr
“Jetulla Miftari”.

(E huazuar nga faqja: Dëshmori Jetulla Miftari F.sh Nikushtak në FB)