Dy nxënësit e mitur që raportuan më datë 13 dhjetor 2022, se arsimtari i gjuhës angleze me iniciale D.J. 42 vjeçar në shkollën e mesme Tekstile në Tetovë i kishte sulmuar fizikisht dhe ju kishte shkaktuar plagë, ende nuk ka marrë verdiktin final e as që ka filluar rasti.Më datë 13 dhjetor 2022 arsimtari i gjuhës angleze D.J. u privua nga liria por pas mbajtjes në polici, ai po hetohet në liri dhe tani më kanë kaluar pesë muaj, ende asnjë thirrje për seancë ku do të duhet të trajtohet rasti!
Dhuna e ushtruar nga arsimtari i gjuhës angleze D.J.
Ajo që e bën më tragjike këtë rast është se njërin nga djemt të cilin e ka dhunuar arsimtari D.J. në vitin 2018 ka pësuar një askident të rëndë ku një veturë e ka përplasur para derës së shtëpisë së tij dhe gjendja shëndetësore si dhe tramua ende kanë lënë shenjë tek i riu, prindi i të njëjtit ka njoftuar shkollën, kryesisht kujdestarin e klasës për një vëmendje ndaj shëndetit të djalit të tij, por ka rezultuar që arsimtari ka vendosur të përdorë metodat primitive për t’i edukuar nxënësit!
Gjendja e tij pas përplasjes nga vetura
Vetëm dje ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se brenda 24 orëve ka pasur dhjetra raportime për dhunë nga bashkëmoshatarët por edhe arsimtarët ndaj nxënësve, ku një ndër to është edhe ky rast që kërkon drejtësi, ngelet si e pashpresë zgjidhja e problematikës, andaj bëjmë thirrje deri te MASH që të reagojë fuqishëm dhe të merret parasyshë, për të ofruar një ambient sa më të sigurtë për nxënësit e shkollave!
https://www.pacensure.com/wp-content/uploads/2023/05/5B662873-78A3-4E96-9EC5-F7BBAAFB4F36-300×228.jpeg