Të martën e nëntë majit, ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Atë do ta presë në takim, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Pas takimit do të ketë konferencë për media.
Pos Gërvallës, Radman të martën do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Takimi do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, me fillim nga ora 16:15.