Sektori për Punë të Brendshme Shkup dje ka ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit me çka janë shqiptuar 179 masa.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 179 masa, nga të cilat 102 masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, 14 masa për drejtim automjetit pa patentë shofer.
Janë vendosur dy masa për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara, pesë masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafor të kuq)”, njoftojnë nga MPB.