Florent Muslija e ka pranuar një dhuratë të veçantë nga ylli argjentinas, Lionel Messi.

Reprezentuesi i Kosovës, përmes një fotografie të publikuar në “Instagram”, zbuloi se e ka pranuar si dhuratë fanellën e shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Muslija e falënderoi Messin për këtë dhuratë, teksa theksoi se u realizua ëndrra e tij.

“Kush beson mund të arrijë. Leo Messi faleminderit mik. Ëndrra u bë realitet”, shkroi futbollisti i Paderbornit.