Me rastin e dtës së 9 Majit e cila njihet si Dita e Europës, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shkruan në rrjetin social se vendimet që ka marrë shteti i Maqedonisë së Veriut në dy dekadëshin e fundit kanë treguar se sa pro-europian jemi, ndaj e kemi vendin në BE.

Grubi ndër të tjera ka potencuar se suksesi i rrugëtimit tonë europian varet nga guximi dhe vendosshmëria jonë si popull.

Statusi i plotë:

Dita e sotme e shënimit të fitores kundër fashizmit dhe Dita e Europës është çast reflektimi mbi të gjitha vendimet e guximshme që kemi ndërmarrë deri më sot për të arritur paqen e brendshme, paqen me fqinjtë, për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe për të vazhduar hapërimin drejt Bashkimit Europian.
Duke përkujtuar të gjithë ato gjenerata që në çastet e duhura u ngritën në këmbë kundër fashizmit, agresionit, diskriminimit dhe duke analizuar hapat e dy dekadëshit të fundit nga çasti i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, pastaj Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që sollën progres në aspiratën tonë të integrimit dhe konsolidimin demokratik të vendit, le të vazhdojmë të ndërmarrim hapat e guximshëm të rradhës drejt ardhmërisë europiane.
Nga guximi dhe vendosshmëria jonë varet suksesi i kësaj rruge të filluar! Bashkë drejt Europës!

https://www.facebook.com/ArtanGrubi/posts/790374599118727