SHBA-ja sheh mike të fuqishme tek Maqedonia e Veriut, e cila është aleate shumë e çmuar në NATO në kohën kur kjo me të vërtetë ka rëndësi, dhe jemi falënderues për solidaritetin, lidershipin për Ukrainën, për ndihmën e dhënë për mbrojtjen e saj nga agresioni rus, deklaroi mbrëmë sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski këto ditë ndodhet për vizitë zyrtare në Uashington dhe para takimit me kolegun e tij amerikan që mbrëmë u mbajt në Departamentin e Shtetit, që të dy dhanë deklarata për gazetarët.

“Marrëdh[niet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Maqedonisë së Veriut janë të shumëanshme, të fuqishme dhe para së gjithash, të bazuara në vlera”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Ai tha se “falë këtij partneriteti strategjik, Maqedonia e Veriut në dekadat e kaluara është në mundësi të sjellë vendime mjaft të rënda, por të guximshme, dhe këto vendime vizionare e futën vendin në NATO, mundësuan hapje të negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian dhe kryesimin me OSBE-në gjatë vitit më të rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Blinken nga ana e vet theksoi se SHBA-ja e çmon thellësisht lidershipin e Maqedonisë së Veriut në “këtë kohë mjaft të vështirë për OSBE-në, dhe me atë ndikojnë pozitivisht ndaj situatave”.

“Paraprijnë bisedime voluminoze për tërë atë që përmenda, por edhe për përmirësim të gjërave të tilla si siguri më e madhe energjetike në rajon dhe për Maqedoninë e Veriut. Gjëra që duhet të përfundohen dhe janë mjaft vitale në luftën me informimin e rrejshëm dhe dezinformimin”, deklaroi Blinken.

Kovaçevski tha se SHBA-ja dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ndajnë sisteme të njejta të vlerave.

“Prandaj ne qëndrojmë prapa vendimit tonë për ta mbështetur Ukrainën në luftën e saj për liri dhe në përpjekjet e saj për ta ruajtur sovraniotetin dhe integritetin territorial. Prandaj e barazuam në 100 për qind politikën tonë të jashtme me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian në ditën e parë të sulmit brutal të Rusisë ndaj Ukrainës. Dhe u dëshmuam si partner i sigurt i NATO-s, deklaroi Kovaçevski.

“Maqedonia e Veriut e çmon SHBA-në si mike të afërt dhe të sigurt, si aleate të NATO-s dhe partnere të sigurt në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe pranon se është faktor i stabilitetit në rajon”, shtoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut.