Objekti i Klinikës Universitare për Psikiatri në Shkup do të rinovohet plotësisht dhe do të bëhet efikas në energji përmes Projektit për Përmirësimin e Efiçiencës së Energjisë të financuar përmes Bankës Botërore, dhe zbatuar nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Ndërtimet fillojnë më 15 maj dhe ndërtesa pritet të marrë një karakter të ri brenda pesë muajsh.

Klinika Universitare e Psikiatrisë është objekti i parë nga gjithsej 18 objekte shëndetësore që do të mbulohen nga projekti në komponentin e projektuar për të përmirësuar efikasitetin e energjisë së objekteve të nivelit qendror.

Objektivat kryesore të projektit janë reduktimi i konsumit të energjisë në sektorin publik dhe mbështetja e krijimit dhe funksionalizimit të një mekanizmi të qëndrueshëm për financimin e efikasitetit të energjisë në sektorin publik. Investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe rritja e efikasitetit energjetik të ndërtesave në nivel lokal dhe qendror, si dhe në ndërtesa individuale, kanë provuar të jenë veçanërisht të rëndësishme në kohë krize energjetike.

Përndryshe, në Klinikën Universitare të Psikiatrisë, projekti do të zëvendësojë instalimin elektrik, ndriçimin, sistemin e ngrohjes, do të instalohet një sistem qendror ftohës, do të instalohet izolimi termik i objektit, do të kryhet rindërtimi i çatisë, do të zëvendësohen dritaret dhe dyert, e kështu me radhë.

Gjatë renovimit, pacientët nga kjo klinikë do të hospitalizohen në Spitalin Psikiatrik – Shkup dhe Departamentin e Psikiatrisë në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, për të cilat këto institucione kanë kapacitet të mjaftueshëm. Departamenti i fëmijëve do të funksionojë përkohësisht në SPQ “8 shtator”- Shkup.

Orari i punës së klinikës për periudhën e rindërtimit bashkëlidhur

(
Nr.
Departamenti
Institucioni ku është zhvendosur
Adresa e Institucionit
Telefon kontakti.