117 milionë euro janë derdhur deri më tani në llogarinë e konsorciumit “Bechtel dhe Enka” që duhet të ndërtojë korridoret 8 dhe 10d në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur drejtori i Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi, në emisionin Top Tema në televizionin Telma.

Sipas Rustemit, këto mjete janë për mobilizimin e kontraktorit.

“Në të njëjtën kohë do të fillojnë punimet nga Gostivari në Bojkoçan dhe nga Gostivari në Tetovë, por edhe në Prilep – Manastir. Më pas punimet do të fillojnë nga Trebenishta në Strugë dhe nga Strugë në Qafë Thanë” – tha Rustemi.

Ai shtoi se projektet e para pritet të jenë në tavolinë në muajin qershor, pasi të shqyrtohen dhe miratohen, ndërtimi i autostradave do të fillojë në fund të muajt korrik.