Pjesëtarët e Policisë së Gostivarit të martën rreth orës 18 kanë arrestuar 33 vjeçarin me iniciale A.S nga Shqipëria i cili ishte denoncuar nga 56 vjeçari me iniciale M.D se në një objekt hotelerik në rrugën Mara Ugrinova në Gostivar e ka sulmuar fizikisht. Ai është mbajtur në stacionin policor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ndërsa do të ketë edhe padi adekuate.