Deputeti i BDI-së, Bajram Kadrija në Komisionin për Cështje Europiane për ligjet e Korridorit 8 dhe 10D, ka thënë se VMRO-DPMNE-ja po sillet në menyrë histerike, pasi akuzat e tyre drejtuar projektit Korridori 8 dhe 10D më shumë po ngjasojnë në halucinacione.

Kadrija u shpreh se ky projekt është I një rëndësie të madhe kombëtare ndaj nuk do ta ndalojnë politikat ditore të partive opozitare.

“Nga viti 2002 ishte në agjende ndërtimi mirëpo krizat e sigurisë apo pasigurisë, apo arsye tjera u shtye. Këto akuza të opozitares janë halucinacione, sepse ata që u korruptuan ikën, shkuan, ndaj opozita lë të mos keqpërdor një projekt strategjik në interes të qytetarëve. Po mundoheni me çdo kush dhe me çdo mekanizëm të njollosni këtë projekt, prandaj edhe këto akuza për këto ligje për projektin Korridori 8 dhe 10D, mirëpo nuk keni sukses sepse këtu flitet për interes kombëtar e qytetar e jo për program e interesa politike”, u shpreh Kadrija.

Deputeti i BDI-së, Bajram Kadria në fjalimin e tij, replikues kundrejt deputetëve të VMRO-së tha se, po të ishte VMRO-ja në Qeveri, do ta mbështeste e do ta shtynte këtë projekt përpara pa i hequr e pa ndryshuar qoftë një shkronjë të vetme ose një presje, raporton indeks.mk.