Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot në brifing me gazetarët do të informojë për ngjarjet politike dhe ekonomike në vend, me theks në vizitën e punës në Nju-Jork dhe Uashington, si dhe politikat ekonomike të Qeverisë për përmirësimin e standardit të jetesës, kumtoi pres shërbimi i Qeverisë.

Në brifing, krahas kryeministrit Kovaçevski, do të marrin pjesë zëvendës kryeministri për çështje evropiane, shefi i diplomacisë Bujar Osmani dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.