Barcelona ka fituar titullin e La Ligës për herë të 27-të në histori.
Në ditën e festimit të titullit, tifozët kanë marrë edhe një lajm të mirë, shkruan Indeksonline.
Presidenti i Barcës, Joan Laporta ka konfirmuar se janë duke punuar për ta rikthyer Messin në “Camp Nou”.
Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta rikthyer Leo Messin në Barcelonë, mund ta them këtë”, tha Laporta për ‘Jijantes’.
“Ne jemi duke punuar në planin e qëndrueshmërisë për të bërë gjërat tona me Fair Play Financiar – pasi do të bëjmë një ekip më të fortë”, ka shtuar i pari i Barcelonës.
Messi u bashkua me PSG-në dy vite më parë, por raportet e tij me klubin francez janë ftohur dhe ai duket se do të largohet në fund të sezonit. /IndeksOnline/