Haradinaj në 25-vjetorin e themelimit të Shqiponjave të Zeza: Lufta e tyre shënonte fitore të njëpasnjëshme.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sonte pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Njësisë “Shqiponjat e Zeza”.

Haradinaj ka thënë se kjo njësi elite e UÇK-së luftën e saj e ngritën lartë në frontet e fitoreve të njëpasnjëshme, përcjell klankosova.

“Sonte për nder të 25-vjetorit të themelimit të Njësisë “Shqiponjat e Zeza”, njësi elite e UÇK-së, të cilën luftën për çlirim e ngritën lart në frontet e fitoreve të njëpasnjëshme”.

“Përgjithmonë mirënjohës krerëve që udhëhoqën me këtë njësi! Nderim e mirënjohje për të rënët dhe të gjallët!”, është shprehur Haradinaj.