Berisha nuk njeh zgjedhjet e Kamzës: Manipulim monstruoz.
Ish-kryeministri, Sali Berisha doli sërish në një deklaratë për mediet, ku foli për rezultatet e deritanishme të Kamzës.
Berisha tha se votat e qytetarëve janë manipuluar.
Berisha: Ishte rezultat I manipuluar dhe i turpshëm.
Në bashkinë e Kamzës janë numëruar 90.23% të votave. Rakip Suli nga Partia Socialsite ka marrë 60.20% të votave, Bilbil Bajraktari nga Partia Demokratike 4.24% të votave, ndërsa Arjan Hoxha nga koalicioni Bashkë Fitojmë 35.56% të votave.