Pjesëtarët e policisë së Tetovës të hënën mbrëma rreth orës 23 e 40 minuta në rrugën 176 në Tetovë, kanë arrestuar 36 vjeçarin me iniciale G.S nga Tetova sepse tek ai është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Ai është mbajtur në stacionin policor në Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.