Agjencia për ushqim dhe veterinari sot i ka përgënjeshtruar dhe vlerësuar si gënjeshtra të ashpra të publikuara dje në rrjetet sociale për gjoja import ilegal të 10 kamionëve me domate të pasigurta nga Shqipëria fqinje. Sipas autorit të shqetësuar anonim të mesazhit, gjoja bëhet fjalë për domate, të cilat si të pasigurta për shkak të pranisë së vërtetuar të rritur të metaleve të rënda dhe pesticideve janë kthyer nga importi nga Bosnja e Hercegovina, ose nga Mali i Zi. Si insitutucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit, akoma më me përgjegjësi  vërtetojmë se një import i këtillë nuk është i mundshëm, sepse dërgesa me ushqim, përfshirë ehd eme domate, të cilat si të pasigurta janë kthyer nga importi në vende të tjera përveç që të transitojnë, nuk guxojnë të importohen në vend, kumtoi AUV.

Theksojnë se nga fillimi i vitit nga gjithsej 1.819.306 kilogramë domate të importuara me origjinë nga Republika e Shqipërisë nuk është kthyer asnjë dërgesë si e pasigurt. Të dielën (14.05.2023) përmes vendit inspektus në VK Tabanoc, që punon gjatë fundjavës, nga ana e inspektorit për ushqim të Agjencisë për ushqim dhe veterinari, është kryer kontroll dhe mjafton importi i 12 dërgesave me lloj të ndryshëm të zarzavateve, nga të cilat 148.757 kilogramë domate. Importi është realizuar nga 11 operatorë me ushqim të evidentuara në Agjencinë për ushqim dhe veterinari, të cilët për importi e posedojnë dokumentacionin e përgjithshëm të nevojshëm.

Shërbimet inspektuese të Agjencisë për ushqim dhe veterinari kryejnë kontrolle në tregun vendas të fruta-perimeve, si dhe në ngarkesat e importuara në vend. Kontrollet përfshijnë magazinat për ruajtjen e frutave dhe perimeve, qendrat e shpërndarjes dhe objektet e përpunimit të frutave dhe perimeve. Gjithashtu, sipas AUV-së, tregtia e frutave dhe perimeve kontrollohet edhe në kuadër të kontrolleve të dyqaneve mikse, ku përfshihet edhe tregtia e fruta-perimeve dhe përpunimi i tyre.