Pretendimet e ish-kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanovski, në letrën e hapur drejtuar opinionit janë të përgjithshme dhe të pasakta. Ky është reagimi nga shërbimi i shtypit të Kuvendit pas akuzave të bëra nga ish-kryetari Veljanovski, i cili theksoi mangësi në bazën e të dhënave.
Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi pretendimet i quajti paushalle dhe të pavërteta. Sipas Xhaferit, Kuvendi ka bërë përsosjen e sistemit të ri elektronik, ueb faqes dhe platformës “e-parlamenti”.
“Përsosja e platformës së re kishte për qëllim përmirësimin e transparencës së Kuvendit në procesin e publikimit të gjithë informacioneve dhe dokumenteve që krijohen nga puna e Kuvendit në mënyrë të automatizuar, në kohë reale nga sistemi i brendshëm i ueb faqes së Kuvendit.
Në plotësim, nevoja për përsosjen dhe ngritjen e nivelit teknologjik të sistemeve prej të cilave ca ishin më të vjetra më shumë se 14 vite, me zgjidhje të reja softuerike në Kuvend ishte rritur me kiber atakët pothuajse të përditshëm të ueb faqes së Kuvendit.
Pas përsosjes së suksesshme të sistemeve, në procedurë është migracioni i të dhënave nga sistemi i vjetër i e-Parlamentit në të riun. Procesi i migracionit të përmbajtjeve nga sistemi paraprak është përfunduar për legjislaturën aktuale 2020-2024, a në procedurë është vërtetimi i përmbajtjeve për legjislaturat e mëparshme parlamentare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.