Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka përgëzuar të gjithë qytëtarët e Shqipërisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në mënyrë demokratike.
Grubi ka uruar të gjithë kryetarët e sapo zgjedhur në bashkive, në veçanti siç thotë ai mikun e tij, Erion Veliaj i cili fitoi mandatin e tretë në qytetin e Tiranës, si dhe kryeministrin Edi Rama për fitoren e madhe në nivel shtetëror.
Statusi i plotë:
Dua të përgëzoj sot të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë për mbarëvajtjen demokratike të zgjedhjeve lokale dhe të uroj të gjithë kandidatët e konfirmuar për kryetar bashkie që në rrethin e parë.
Urime mikut tim, Erion Veliaj për mandatin e tretë të fituar në krye të Tiranës dhe Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama për fitoren e Partisë Socialiste në shumicën e bashkive.
Uroj edhe kandidatët e opozitës për fitoret e arritura dhe për fushatën dinjitoze parazgjedhore!
Punë të mbarë në realizimin e premtimeve të dhëna dhe zhvillimin e çdo cepi të Shqipërisë!