Interi triumfoi me 1:0 (3:0 rez. përgjithshëm) edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në stadiumin “San Siro”. Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë përballje në minutën e 74-të.

Ky sukses i Interit është edhe më i veçantë për mesfushorin e kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllanin. 21-vjeçari i lindur në Elbasan është bërë futbollisti i parë i Shqipërisë që arrin deri në finale të ligës më prestigjioze evropiane për klube.

Asllani është pjesë e Interit që nga vera e vitit 2022 kur u transferua nga Empoli. Për Interin kjo është finalja e parë e Ligës së Kampionëve pas 13 vjetësh dhe që nga viti 2010 kur edhe e fituan trofeun e çmuar