Të paktën 2 persona kanë humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë shpallur të humbur si pasojë e motit të keq që ka përfshirë rajonin e Romagna në Itali dhe që është shoqëruar me përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dherash.
Viktima janë dy të moshuar që jetonin në Forli pranë lumit Montone, një prej të cilëve u mbyt në katin e parë të banesës ku jetonte.
Autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë me masa për të parandaluar që të ketë një bilanc më të rëndë viktimash apo dëmesh.
Komuna e Bolognas bën me dije se në shumë zona është ndërprerë qarkullimi i mjeteve, ndërsa janë mbyllur shkollat, si dhe u pezullua transporti hekurudhor.
Zjarrfikësit dhe policia po iu përgjigjen telefonatave të banorëve për ndihmë dhe në disa raste është nevojitur dhe helikopteri për evakuimin e personave të bllokuar mbi çatitë e banesave të përmbytura.
Situata më e rënduar raportohet në Forli, Cezena dhe Faenca, ku kryebashkiaku i kësaj të fundit iu kërkon qytetarëve që të lajmërojnë autoritetet nëse kanë të afërm me të cilët nuk lidhen do