Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka realizuar një seri me pyetje-përgjigje në Instagram ku ndjekësit e kanë pyetur rreth kurioziteteve të ndryshme.

Artistja na ka munguar këto kohë nëpër intervista ndaj pyetjet ishin të shumëllojshme. E sigurisht nuk kanë munguar ato për jetën private. Ronela ka zbuluar se është single, pasi e pyetur “A je e dashuruar”, ajo është përgjigjur thjesht me “Jo”.

Mes të tjerash, këngëtarja nuk e ka fshehur dëshirën për të shkuar sërish në Eurovision duke u shprehur se kush nuk do donte ta ripërjetonte atë eksperiencë.

Sakaq, Ronela nuk e ka kursyer një thumb për koleget e saj. “Bashkëpunim me femër se vdiqëm s’të pamë një herë”- shkruan dikush të cilit Ronela i është përgjigjur duke shkruar: “S’më duan”.

 

 

  • foto galeri