Mëministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka pranuar qindra ankesa nga qytetarët për VisaMetric, nga kjo ministri kanë thënë se kur ankesat janë të bazuara adresohen tek operatori dhe i njëjti urdhërohet të rimbursojë qytetarët për “pagesa të paarsyshme”, si për shërbimin e dërgesës me postë të pasaportës në shumën prej 30 eurosh. MINT thotë se VisaMetric është duke i rimbursuar qytetarët.
Gjithashtu, MINT konfirmon se Inspektorati i Tregut ka mbledhur të gjitha provat dhe ka iniciuar procedurën kundervajtëse në gjykatën kompetente ndaj operatorit ekonomik VisaMetric.
MINT pohon se është e njoftuar me vendimet e gjykatës që ia ndalon VisaMetric që t’i detyrojë qytetarët aplikantë për viza të paguajnë nga 30 euro për kthimin e pasaportës.
E pyetur se cfarë hapash ka ndërmarrë ministria në çështjen ndaj VisaMetric, MINT thotë se kanë iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatën kompetente.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Inspektorati i Tregut ka iniciuar procedurë kundërvajtëse në gjykatën kompetente ndaj operatorit ekonomik”.
MINT tha për Gazetën Express se gjatë këtij muaji kanë pranuar qindra ankesa nga konsumatorët për pagesën në VisaMetric dhe kur kur Inspektorati i Tregut vlerëson se ankesa është e bazuar, menjëherë adreson ankesat te operatori ekonomik Visametric dhe ky i fundit urdhërohet që të rimbursojë konsumatorët.
“Gjatë këtij muaji me qindra ankesa kemi pranuar nga konsumatorët dhe në rastet kur Inspektorati i Tregut vlerëson se ankesa është e bazuar, menjëherë adreson ankesat te operatori ekonomik “Visametric” dhe ky i fundit urdhërohet që të rimbursojë konsumatorët lidhur me pagesat e paarsyeshme për shërbime postare (dërgesa me postë në të njëjtën adresë, kurse janë obliguar për pagesë në vlerë prej 30 euro për secilin anëtar), mosrimbursim për anulim të terminit etj”, thuhet në përgjigjen e MINT.
MINT thotë se VisaMetric është duke i rimbursuar qytetarët.
“Në bazë të përgjigjeve që jemi duke i pranuar çdo ditë, operatori ekonomik “Visametric” është duke i rimbursuar konsumatorët për pagesat e paarsyeshme”, thotë MINT.
“Gjithashtu Inspektorati i Tregut ka mbledhur të gjitha provat dhe ka iniciuar procedurën kundervajtese në gjykatën kompetente ndaj operatorit ekonomik “Visametric””, thekson MINT.
Fisnik Salihu nga Shoqëria e Avokatëve RPHS Laë, ka deklaruar se pas pranimit tyë Aktvendimit të Dhomës së Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, Visametric do të respektojë Aktvendimin e Gjykatës.