Milani në dyshime për të ardhmen e De Ketelaere

Milani investoi mbi 30 milionë euro në Charles De Ketelaere verën e kaluar, por talenti belg ka zhgënjyer në sezonin e tij debutues, duke çuar në pikëpyetje për vendin e tij në skuadër.

22-vjeçari nuk është dukur i njëjti lojtar që shkëlqeu me Club Brugge sezonin e kaluar, duke arritur të japë vetëm një asistim në 1441 minuta lojë në 38 paraqitje. Ai ka nisur vetëm nëntë ndeshje në Serie A dhe është lënë në stol për pesë ndeshjet e fundit radhazi në Ligën e Kampionëve.

Paolo Maldini diskutoi për De Ketelaere pas eliminimit të Milanit nga Liga e Kampionëve, duke theksuar se si ‘do të kishte qenë shumë më e lehtë dhe shumë më pak e kushtueshme për ne që të shkonim për dikë si Dybala’.

Siç theksohet nga ‘TMW’, Milani tani duhet të vendosë se çfarë të bëjë me De Ketelaere në merkaton e ardhshme të verës, me tre opsione në dukje në tavolinë – mbajtja e 22-vjeçarit, huazimi i tij në një klub me më pak presion dhe shitjen e tij.

Duke marrë parasysh dëshirën e ‘kuqezinjve’ për t’iu përmbajtur projektit të tyre për të rinjtë, është e mundur që ai të qëndrojë me skuadrën për të paktën një sezon tjetër, por gjithçka mund të ndodhë në verë pas sezonit të vështirë të ekipit./Lajmi.net/