Disa inelektualë sikur të kishin kurriz butakësh dhe e lakojnë atë, ashtu siç y fryn era e partisë së tyre!

Një nga ky lloj intelektualësh, e njohur për afërsinë me VMRO-DPMNE-në, është profesoresha Tanja Karakamisheva.

Do t’i them “e VMRO-së”, sepse në biografinë e saj njihet periudha e fundit kur ajo arsyetonte çdo gjë që bënte VMRO-DPMNE-ja nga koha kur ishte në pushtet, por përndryshe, ajo është si kameleonët politikë që kanë ndërruar lëkurën varësisht si kanë ecur gjërat. Sepse para se të afrohej me VMRO-në, ishte kuadër e Alternativës së Vasil Tupurkovskit.

Kohë më parë një portal, duke dashur ta kritikojë pushtetin, kishte thënë pse në komisionin për ndryshimet kushtetuese, nuk është përfshirë Tanja Karakamisheva. Pse jo, një kuadër i fushës, është më se i nevojshëm. Mirëpo problemi me këtë lloj intelektualësh, nuk qëndron te dija e tyre, por te instrumentalizimi i saj. Ja, çfarë ka thënë Tanja dhe çfarë i kanë thënë asaj!

Sipas saj, nuk duhet preambula e kushtetutës të ndryshohet me amendamente! Sipas saj, duhet kushtetutë e re për t’u ndërruar preambula.

Por, ka të tillë që ia kujtojnë se ç’ka ndodhur këtu, e si janë praktikat.

Profesori i ka replikuar menjëherë: Jo fort larg, më 2001, ishte ndërruar Preambula e Kushtutës sonë me Amendamentin IV! Si duket, dikush në mesin tonë ka memorie të dobët!

Mund të supozojmë se po të ishte VMRO-ja në pozitë që t’i bëne këto ndryshime, Tanja Karakamisheva do të fliste ndryshe. Si intelektuale “e angazhuar”!.

Pas gjithë asaj që po vepron VMRO-ja kundër ndryshimeve kushtetuese, s’kishte si të mos e mbështeste, sepse sa ishte në pushtet, e shpërblente profesoreshën me pozicione të mira, gjer në anëtare të Komisionit të Venecisë(Indeks.mk)