Të jesh lider në profesionin tënd ndërsa njëkohësisht të hedhësh bazat për studimin e kësaj dege të ekonomisë, mbi të gjitha do të thotë të kesh vizion dhe guxim për të ecur përgjatë rrugës me gjemba që të mund të krijojë profesionistë që do të udhëheqin tregtimin e tregut të mallrave dhe shërbimeve duke përdorur mjete moderne digjitale.

Kështu theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në shënimin e përvjetorit me rastin e 20-të vjetorit të departamentit të E-Biznesit në Fakultetin Ekonomik-Shkup

“Me zhvillimin e shpejtë teknologjik dhe veçanërisht me zhvillimin e internetit dhe medieve sociale, kompanitë po përballen me sfidën e përshtatjes së vazhdueshme me ato ndryshime dhe të qenurit gjeneratorë të inovacioneve dhe modeleve të reja biznesi të bazuara në teknologji, për të vazhduar me konkurrencën vendase dhe tregun ndërkombëtar. Transformimi dixhital i operacioneve është i një rëndësie vendimtare për arritjen e suksesit të biznesit, por edhe për mbijetesën në mjedisin global dhe dinamik si në sektorin privat poashtu edhe në atë publik”, theksoi Shaqiri.

Hallkë kyçe për realizimin e këtyre aktiviteteve strategjike është kuadri ekspert dhe kompetent i cili do të jetë në gjendje t’iu përgjigjet plotësisht këtyre sfidave.

“Krijimi i kuadrit të gatshëm për t’iu përgjigjur kohërave moderne, më jep të drejtën të shpreh mirënjohjen time të madhe për përpjekjet tuaja të deritanishme, por edhe me porosi deri te fakultetet më të vjetra në vend, Fakulteti Ekonomik duhet të vazhdojë rrugën e tij, të jetë inovativ në programet studimore dhe bartës i ndryshimeve”, u shpreh Shaqiri.