Pas kaq kohësh, Adriana jep lajmin me të cilin i mërziti të gjithë.
Adriana Matoshi është njëra nga aktoret më të dashura e më të pëlqyera nga publiku.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës ka bërë një njoftim në rrjete sociale duke treguar se nuk është më pjesë e serialit “Sha je be tu folën”.
“Përshëndetje të gjithëve, ju njoftoj se më nuk do të jem pjesë e serialit “Sha je be tu folën”, u shpreh ajo.
Tutje, artistja nga Gjilani ka falënderuar ekipin, por nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër se përse është larguar.
“I falënderoj të gjithë aktorët dhe ekipin e serialit. Shihemi së shpejti në projektet e radhës”, vazhdoi tutje Matoshi.