Nita flet për mesazhet kërcënuese të Zhaklinës: Kishte shumë agresivitet dhe ofendime.
Këngëtarja shqiptare, Nita Latifi, ka qenë e ftuar këtë javë në një nga kronikat e emisionit Prive.
Ajo i është përgjigjur 25 pyetjeve që lidhen me karrierën dhe jetën e saj në përgjithësi.
Mes të tjerash, ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, është pyetur edhe për debatin e saj virtual me opinionisten Zhaklin Lekatari, pak ditë më parë.
Nita e ashpër ndaj Zhaklinës e cila tha se ndjehet më e sigurt në Serbi se aty ku ka shqiptarë:
“Komunikimi mes meje edhe Zhakut mbetet diçkla private, çka mundem të them është se ka pasur një agresivitet edhe ton të ashpër edhe ofendime ose komentimi i karrierës time që mu duk qesharak”, tha Nita.