Paga mesatare neto e muajit mars të këtij viti ka shënuar një rritje prej 3.845 denarë, krahasuar me të njejtin muaj të vitit të kaluar.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi teksa shkruan në faqen e tij zyrtare se Qeveria mbetet e përshkuar në përmirësimin e standardit jetësor për qytetarët.

Statusi i plotë:

Shënohet rritje e re rekorde e pagës mesatare neto prej 3.845 denarë, e cila tani ka arritur në 34.925 denarë që paraqet rritje prej 12.4% krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar.

Qeveria mbetet e përkushtuar në rritjen e mëtejshme të pagave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të standardit jetësor.

https://www.facebook.com/100044385821029/posts/pfbid0Bz4y1qggE2AKR4wY5mjg3K965MQ3ZFgZ4AV4zPz7NFav8uhbWXASEjcPwsSQNVFql/?mibextid=Nif5oz