Bayern Munichu po interesohet për sulmuesin e Manchester Cityt, argjentinasin Julian Alvarez ka raportuar “Bild” të mërkurën.

Bëhet e ditur se Bayerni po përgatit ofertën për ta bindur Cityn në lirimin e Alvarezit këtë verë.

Bavarezët do ta kontaktojnë skuadrën angleze më të përfunduar edicioni aktual, pasi Alvarez është i gatshëm të largohet nga City për shkak se nuk është i kënaqur me rolin e rezervistit.

23-vjeçari ka shënuar 17 gola në 47 paraqitje këtë edicion, ndërsa ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2028.

Ai është pjesë e kampionit të Anglisë prej vitit të shkuar dhe kartoni i tij vlerësohet mbi 60 milionë euro.