Amir Rrahmani rinovon kontratën me Napolin.

Napoli ka njoftuar zyrtarisht për arritjen e marrëveshjes me Amir Rrahmanin.

Reprezentuesi i Kosovës ka rinovuar kontratën me kampionët e Italisë, deri në verën e vitit 2027, shkruan Gazeta Express.

Në marrëveshje është përfshirë edhe opsioni i zgjatjes së kontratës edhe për një vit më shumë.

Ky opsion i takon klubit të Napolit, që në fund të kontratës mund të vendosë për zgjatje të bashkëpunimit.