Anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së, Kreshnik Bekteshi i ftuar sonte në Click Plus në TV21 mohoi kategorikisht se ai ka propozuar përjashtimin e Grupit të zjarrit në momentin që ata janë larguar nga mbledhja. Ai tha se dikush e ka keqinformuar Izet Mexhitin se ka qenë pikërisht ai që ka propozuar shkarkimin e tyre.

“Unë, si anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së, nuk kam kërkuar përjashtimin e ndonjë anëtari të BDI-së. Dua të informoj Izet Mexhitin se është keqinformuar nga burime të brendshme se unë paskam kërkuar përjashtimin. Unë kam kërkuar vetëm mbajtjen e përgjegjësisë si anëtar iBDI-së. E demantoj plotësisht se unë kam kërkuar unë përjashtimin e Grupit të zjarrit dhe të gjithë atyre që mendojnë si Grupi i zjarrit.”- tha Bekteshi.