Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot siguroi se qytetarët nuk do të paguajnë rrymë më të shtrenjtë se tani, përcjell TV21. Bekteshi thotë se përkundrazi, pritet që qytetarët të paguajnë rrymë më të lirë elektrike.

“Ne kemi mekanizma tjera me të cilat mundemi t’u dalim në ndihmë qytetarëve dhe nëse flasim vetëm për ato 8% unë prej sot ju garantoj se ato 8% do të ulen nëse ka nevojë në parametra tjera në vërtetimin e çmimit. Por kjo nuk do të thotë se vetëm 8% do të ulet. Ka mundësi më tepër se 8%. Dhe ja sot publikisht ju them që qytetarët nuk do të paguajnë fatura më të larta për energji elektrike nga ajo e mëparshmja por do të jetë e kundërta, do të paguajnë më pak nga ajo që e kemi momentalisht”, tha mes tjerash Bekteshi.