Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka uruar Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan për mandatin e ri.
Grubi në postimin e tij në faqen zyrtare në Facebook ndër të tjera ka uruar dhe bashkëpunim të ndërsjelltë si aleat të NATO-s.
Postimi i plotë:
Përgëzime Presidentit aktual të Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan për mandatin e ri të fituar dhe mbarë popullit turk për mbarëvajtjen e qetë dhe demokratike të zgjedhjeve presidenciale.
Në frymën e miqësisë dhe si aleat në kuadër të NATO-s do të vijojmë bashkëpunimin e ndërsjellë.