Wednesday, September 27, 2023

Humbi në zgjedhjet rajonale, kryeministri spanjoll jep dorëheqjen

Pedro Sanchez, kryeministri i Spanjës, ka thirrur zgjedhje të përgjithshme të parakohshme për 23 korrik, pasi partia e tij pësoi një pengesë të madhe në zgjedhjet lokale dhe rajonale

.Gjatë një fjalimi drejtuar qytetarëve ditën e sotme, Sanchez tha se kishte informuar Mbretin Felipe VI për vendimin e tij për të shpërndarë parlamentin.

Vendimi erdhi një ditë pasi Partia e tij e Punëtorëve Socialiste Spanjolle (PSOE) dhe aleati i saj i vogël Podemos humbën terren gjatë zgjedhjeve, ndërsa rivali konservator i Partisë Popullore dhe partia e ekstremit të djathtë Vox dolën më mirë.

Sanchez kishte thënë më parë se do të kompletonte mandatin e tij katërvjeçar, duke sugjeruar se zgjedhjet do të mbaheshin në dhjetor.