Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka treguar se çfarë ka biseduar në takim me raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropain, Viola von Cramon.
Ai shkroi se ka theksuar që kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve.
“Takimi i hershëm me eurodeputeten, Viola von Cramon dhe ekipi i saj për të diskutuar zhvillimet në dialogun e Brukselit dhe procesin paszgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e anëtarësimit në CoE dhe BE. Theksova se kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve”, shkroi tutje Kurti.