Janë numëruar 95.24 për qind të votave në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Turqi.

Sipas rezultateve del që Recep Taip Erdogan ka fituar 52.34 për qind të votave, ndërkaq rivali i tij, opozitari republikan, kemal kilicdaroglu, 47.66 për qind të votave.

Dy javë më parë asnjëri kandidat nuk arriti 50 për qind, por në balotazh përpara është presidenti aktual turk, Erdogan.

Zgjedhjet në Turqi janë parë si shumë të rëndësishme në opinionin botëror.