Me rastin e Ditës Botërore të sklerozës  multiple – 30 majit, Unioni kombëtar i personave me aftësi të kufizuara fizike të Maqedonisë organizon marsh për ngritjen e vetëdijes publike për problemet me të cilat ballafaqohen personat me sklerozë multiple dhe nevojat e tyre specifike për një jetë më cilësore dhe përfshirje sociale.

Siç informojnë nga unioni, ngjarja do të fillojë para “Porta Maqedoni” në ora 11:00 dhe do të vazhdojë me marshim në korsinë e djathtë në rrugën “11 Tetori” në drejtim të Kuvendit deri te Shtëpia “Dare Xhambaz”, ndërsa në të do të bashkohen edhe njerëzit me paraplegji dhe distrofi.

Shoqata kombëtare për ndihmë dhe mbështetje të personave me sklerozë multiple, gjithashtu në hotel Panoramika, me fillim nga ora 11:00 do të mbajë konferencë në të cilin fjalime do të mbajnë kryetarja e Shoqatës Kombëtare për SM, Ana Karajanova Dimitrusheva, bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Gjorgjievska, ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti dhe zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Enver Husein.