Kredia e shpejtë mund të merret shumë lehtë duke treguar letërnjoftim ose duke aplikuar online, kështu që dhjetëra qytetarë nga Maqedonia përfunduan me të dhëna të keqpërdorura, ndërsa kriminelët kibernetikë arritën të merrnin kredi në emër të tyre.

Në periudhën e kaluar, thuajse çdo ditë, buletini i policisë është i mbushur me raste kur mashtruesit me letërnjoftime të të tjerëve marrin kredi të shpejta dhe pronarët e vërtetë nuk janë në dijeni deri sa të marrin njoftimin se nuk e kanë paguar këstin.

Ministria e Brendshme vetëm vitin e kaluar ka regjistruar 43 raste të mashtrimit me kredi të shpejta./Lajmi i plotë