Shumë më shpejt se e prisnim/ Zbulohet data e dasmës së Arbanës dhe Eduartit.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen së shpejti me një ceremoni private në Toskana Itali. Burime për Vip Magazine, bëjnë të ditur se dasma do të mbahet në datën 17 qershor.

Ceremonia që do të bëjë bashkë familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të çiftit.

Aktualisht ata po merren me përgatitjet e fundit të ceremonisë, kjo është edhe arsyeja pse pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj.

Ndërkohë në ditët e fundit Arbana ka postuar momente edhe nga blerjet e veshjeve për familjarët e saj, duke bërë gjithçka gati për ditën e madhe që i pret.

Për shumë kohë moderatorja e mbajti të fshehtë lidhjen me regjisorin e saj, por në një kohë shumë të shkurtër jo vetëm që marrëdhënia u bë publike, por ajo dhe Eduarti janë prindër të dy fëmijëve.