Finalja e Europa League pritet të jap sot në mbrëmje një shfaqje spektakolare, ku në “Puskas Arena”, në orën 21:00 do të ndeshet gjashtë herë fituesja e këtij kompeticioni, Sevilla, kundër Romës së drejtuar nga Jose Mourinho, i cili mbetet i pamposhtur në pesë finale kontinentale.

Sevilla e ka fituar këtë trofe sa herë ka shkuar në finale, një sukses që ka startuar që në vitin 2006, kur kapitani aktual Jesus Navas luajti rolin e tij në ngritjen e trofeut në moshën 20-vjeçare. Fitorja më e fundit erdhi tre vjet më parë, dhe tani skuadra më e suksesshme në historinë e këtij turneu do të udhëtojë në Hungari për të tentuar trofeunë e shtatë.

Nëse Roma do të sukses këtë javë, Mourinho do të bëhet trajneri më i dekoruar në historinë e gjatë të konkurrencës europiane, duke u larguar nga maestro italian Giovanni Trapattoni, dhe pasi ka ndihmuar “gladiatorët” të ngrinin trofeun e Conference League vitin e kaluar, ai do të ishte gjithashtu trajneri i parë që fiton Europa League me tre klube të ndryshme, pasi më parë e ka fituar me Porton dhe me Manchester United.

Në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, forma e të dyja skuadrave është pothuajse e njëjtë. Sevilla ka arritur të marrë 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje, ndërsa Roma 1 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje.

Në katër ndeshje ku Sevilla dhe Roma janë përballur së bashku, Sevilla ka fituar dy të tilla, me fitoren 2-0 në vitin 2020 dhe 2-1 në vitin 2017. Roma ka fituar vetëm një herë, në vitin 2015 me rezultatin 6-4, ndërsa vetëm një barazim mes tyre me shifrat 0-0 në vitin 2021.

Sevilla pritet të futet sot në fushë me Bounou në portë, ndërsa mbrojtja pritet të përbëhet me Navas, Bade, Gudelj dhe Alex Telles. Mesfusha me treshen Fernando, Raktic dhe Torres, ku ky i fundit do të jetë më i avancuar për të ndihmuar treshen e sulmit Lamela, El-Neysri dhe Gil.

Nga ana tjetër, Roma pritet të startojë me Rui Patricio në portë dhe në mbrojtje me treshen Llorente, Smalling dhe Mancini.  Mesfusha do të ndërtohet me Spinazzola, Matic, Cristante dhe Celik, ndërsa Abraham në krye të sulmit do të ndihmohet nga dyshja El Shaaraëy dhe Pellegrini./h.ll/abcnews.al