Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit për nisjen e procedurave për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov” në Shkup.
Ai thotë se ky projekt, që është në të mirën e qytetarëve tregon përcaktimin edhe të Qeverisë për bashkëpunim me të parën e Shkupit, Danella Arskovskën edhe për projektin tjetër, të ndërtimit të bulevardit “Hasan Prishtina”.
“Përshëndes vendimin e Qytetit të Shkupit për fillimin e realizimit të dokumentacionit projektues për ndërtimin e bulevardit “Cvetan Dimov” (udhëkryqi me bulevardin Nikola Karev deri tek udhëkryqi me rrugën Xhon Kenedi dhe rruga Hristijan Todorovski Karposh).










Realizimi i projekteve që janë në të mirë të jetës së qytetarëve gjithnjë do të kenë përkrahjen e Qeverisë dhe ky përcaktim i përbashkët me kryetaren Danella Arsovska shpejt do të konkretizohet edhe me bulevardin Hasan Prishtina (rruga e Vizvegut për Kosovë) të cilin po e realizojmë bashkë”, nënvizon zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.