Nënkryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi është deklaruar sot rreth shpifjeve që po i bën opozitarja VMRO-DPMNE ndaj tij.

Grubi tha se ndjen keqardhje për nivelin e ulët në të cilën ndodhet VMRO-ja, teksa përmendi dhe rejtiungun më të lartë në anketa që gëzon ish-lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski.

“Më vjen keq për nivelin në të cilin ka ra opozita, për shpifjet e tyre. Paramendoni, azilanti Nikolla Gruevski ka më shumë rejting tek votuesit e VMRO-së se sa kryetari aktual Mickoski, i cili as minimumin e 1 të tretës së elektoratit të VMRO-së duket se nuk e ka pas vetes… “, u shpreh Grubi