Marrëveshja është arritur: Inter siguron përforcimin e madh për vijën e sulmit.

Marrëveshja është arritur, Inter siguron përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm.

Pas triumfit në Kupën e Italisë, Inter është i përqëndruar te finalja e Stambollit, ndërsa drejtuesit kanë filluar të punojnë për merkaton e verës.

Inter pritet të jetë mjaftë aktiv në merkaton e verës dhe objektivi kryesorë është afrimi i një qendërsulmuesi, pasiqë Lukaku pritet të rikthehet te Chelsea.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Inter ka arritur marrëveshje me sulmuesin e ri.

Sipas Calcio Mercato, Inter ka arritur marrëveshje me Mateo Retegui. Neroaxurët kanë arritur marrëveshje me 24-vjeçarin dhe tani mbetet që të arrihet marrëveshja me Boca Juniors.