Një person është plagosur në Skenderaj me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur rreth orës 20:30.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se i dyshuari tashmë është arrestuar.

Ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

“Policia në Skënderaj ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit, viktima është dërguar në tretman mjekësor”.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar të dyshuarin si dhe ka sekuestruar një armë pistoletë.

Hetuesit policor po vijojnë hetimet e mëtejme