Me kërkesë të prindërve të fëmijëve të shkollave fillore si dhe në koordinim të drejtorisë së SHMK Gjimnazit ”Ismet Jashari” Likovë, këshillit komunal si dhe kryetarit të Komunës së Likovës, Erkan Arifi, falë edhe Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, ditë më parë u pranua kërkesa për hapjen e paraleles më të re, asaj të mjekësisë në kuadër të SHMK Gjimnazi “Ismet Jashari” në Likovë. Tani më nxënësit e kësaj komune munden të regjistrohen në komunën e tyre me cka edhe do të lirohen vende pranimi edhe në SHMK ”Nace Bugjoni” në Kumanovë.

“Ne jemi të gatshëm që nga shtatori i vitit shkollor 2023/24 të fillojmë me këtë paralele. Shumica e personelit arsimor që i kemi ne në gjimnaz do të mbajnë orët edhe në drejtimin e mjekësisë pasiqë vetëm vitin e parë kemi dy lëndë shtesë cka dallon nga program i gjimnazit, që dmth se nuk do të kemi profesorë nga shkolla jonë por nga shkollat tjera, sigurisht, në bashkëpunim me shkollën e mesme teknike”, tha mes tjerash Isni Aliji, drejtor i ShMK ”Ismet Jashari” Likovë.

“Drejtimi i mjekësisë për motër medicinale ishte një kërkesë e kahmotshme e banorëve tonë dhe nxënësve të shkollave fillore komunale dhe bashkarisht me stafin e shkollës së mesme, me këshillin e prindërve, me antarët e këshillit komunal, administratën komunale bëmë një analizë të detajuar ku konkluduam se është koha që të hapim edhe një drejtim dmth drejtimin e mjekësisë ku, parashtruam kërkesën deri te MASH, dhe bashkarisht me ministrin dhe zv/ministrin arritëm në finalizim”, theksoi Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovës.

“Unë do të dua të shprehë mirënjohjen dhe respektin për drejtorinë e shkollës dhe komunën e Likovës që gjithmonë janë në një vijë të simetrisë me kërkesat e qytetarëve dhe këto kërkesa më së miri dijnë t’i institucinalizojnë aktorët politik të cilët janë në krye të komunës së Likovës dhe sigurishtë MASH do të vazhdojë gjithmonë të jetw positive, t’i përgjigjet gjithmonë pozitivisht kërkesave të cilat janë të argumentuara e të cilat burojnë nga vet interesi i qytetarëve”, shtoi mes tjerash Agim Nuhiu, zv/ministër i MASh.

Ndryshe, me hapjen e kësaj paralele të re të drejtimit të mejkësisë në kuadër të Shkollës së mesme komunale të gjimnazit “Ismet Jashari”, pritet të rregjistrohen rreth 34 nxënës.(Fatlum Aqifi /TVM2)