Milani po i prin listës për transferimin e mesfushorit të Manchester Cityt, Ilkay Guendogan.

“Corriere dello Sport” ka shkruar të shtunën se Milani është shumë afër që t’i sigurojë shërbimet e tij dhe se është në bisedime të avancuara.

Për futbollistin e Gjermanisë interesim ka shprehur edhe Arsenali, skuadra e Premier Leagues angleze. 32-vjeçari nuk pritet të marrë vendim final për të ardhmen e tij deri në përfundim të sezonit.

Në 302 ndeshje në total për klubin e Cityt, Guendogan ka realizuar 58 gola dhe ka dhuruar 40 asistime.

Pesë herë është fitues i Premier Leagues.