Bashkimi Demokratik për Integrim në mënyrë “ekspres” i është përgjigjur kërkesës së kreut të VMRO-së, Hristian Mickoski për daljen e BDI-së nga Qeveria.

Sipas tyre, angazhimi programor i Bashkimit Demokratik për Integrim është botërisht i njohur pro integrimit europian të vendit dhe shtojnë se për realizimin e këtij misioni pa alternativë
tjetër, janë të gatshëm të lëshojnë Qeverinë vetëm e vetëm që Mickoski dhe opozita të votojnë ndryshimet kushtetuese dhe të njëjtat të hyjnë në fuqi para formimit të asaj Qeverie.

“BDI është e gatshme të mbështesë një Qeveri pa BDI-në deri në zgjedhje, nëse opozita i përkrah ndryshimet kushtetuese, të cilat duhet të hyjnë në fuqi para formimit të asaj qeverie. E ardhmja evropiane e qytetarëve është e para!”, thonë nga BDI.