E ftuar mbrëmjen e sotme në “Pardon My French” në Top Albania Radio, me Jonida Alickollin dhe Elona Duron, Sara Hoxha, në një prej intervistave të rralla të saj, rrëfeu gjithcka, që prej pjesëmarrjes dhe fitores në “DWTS”, historinë e dashurisë me Ledrin, albumin e fundit të tij, ku gjatë promovimit ishte protagoniste, po ashtu edhe ndjesitë që përjetoi kur do të bëhej mami i një vajze, e deri tek planet për një dasmë, që mund të mos jetë edhe aq e largët.

Në lidhje me projektin e fundit muzikor të Ledrit, e pyetur pse e ka pëlqyer kaq shumë, ajo tha: “Nuk e di, është shumë personal dhe është shumë punë që unë kam qenë ‘non stop’ aty dhe pastaj mënyra se si është trajtuar i gjithë albumi.”

Për të kaluar tek e bija, Poem, e cila është shëndrruar në një prej fëmijëve më të preferuar të internetit. Si ka qenë momenti i parë kur more vesh që ishte shtatzënë dhe priste një vajzë, influencerja e tregon kështu:

“Nuk e di, mbase momenti më i bukur i jetës sime, kam qarë shumë atë ditë sepse nuk më besohej. Unë doja shumë një vajzë dhe këtej nga ana tjetër ndiesha keq, pse e kam këtë dëshirë, çfarë do bëja po të jetë çun, do e dua po njësoj…fiksimet e mia. Ngaqë nuk kam patur një motër edhe mendoj që kjo ka qenë arsyeja. Doja shumë që t’i bëja vetes sime një motër dhe unë Poin e kam motër, shoqe të ngushtë. Unë këtë gjë mundohem edhe t’ja them, patjetër që unë duhet ta edukoj jo të ketë frikë nga unë por të më respektojë si mama, unë mundohem shumë që ajo të më shohë mua si shoqen e ngushtë, si motrën e vet.”

A ka vajza prirje për të qenë artiste, a kanë ‘nuhatur’ Ledri dhe Sara diçka? about:blank

“Me thënë të drejtën unë jo sepse nuk di ta nuhasë këtë gjë, por Ledri thotë gjithmonë që “O zot është shumë e zgjuar.” Nuk e dimë a kemi këtë sepse është vajza jonë dhe na duket ne por ta shohim.”- u shpreh Hoxha, ndërsa në lidhje me emrin e Poem, që është vërtetë i vecantë, ndau këto detaje:

“Unë kam bërë në Instagram disa “Q&A” sepse ishte gjëja më e vështirë për të gjetur emrin. Dikush ma propozoi që unë nuk e di kush ka qenë dhe i them shumë faleminderit. Fakti që i thërrasin Poi është shumë ‘cute’. Gjëja që unë akoma e kam të vështirë kur mendoj që duhet të bëj fëmijën e dytë. Është shumë e rëndësishme, sepse mendoj që ti i lë diçka përjetë dhe ajo nuk mund ta ndryshojë më.”

Pra fituesja e “DWTS” pranoi se do të ketë një fëmijë të dytë, është në planet e ciftit, por nuk është e qartë se kur. E meqë po flasim për planet, po dasma e shumë përfolur mes tyre, kur do të jetë?

“Pas promovimit të albumit ishte diçka shumë e vështirë për të organizuar se si do ulen njerëzit, aty i thashë Ledrit që njëherë për njëherë as nuk e kemi në plan nuk e di.” – tha Sara, ndërsa për dëshirën e t’u bërit nuse, tregoi:about:blank

“Po tani qejf kam por kam më shumë qejf të jem e ftuar diku sesa…”