Këngtarja e njohur Filloreta Raçi- Fifi u bë nënë për herë të parë në muajin prill.
Ajo vendosi që djalin ta sjell në jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku qëndroi javët e para të lindjes së djalit.
Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi u bënë prindër të një djali – Theo Mal Patushi.
Mirëpo, Fifi tashmë është rikthyer në Tiranë dhe këtë e zbuloi përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale.
Ajo është befasuar me tu kthyer në Tiranë, ku është organizuar festë në familjen e burrit.
Këngëtarja ka zbuluar pak nga pritja që i është bërë vogëlushit të saj. /ORAinfo/